Rreth Eni Travels
Kush jemi ne
Eni Travels është një agjensi udhëtimi në Durrës që ndihmon klientët të organizojnë udhëtime brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt. Nga biletat e avionit, tragetit dhe autobusit, te paketat turistike, makinat me qera, apartamentet ditore dhe ruajtja e bagazheve, ekipi ynë ju asiston në çdo hap të planifikimit.
Asistencë e shpejtë
Zgjidhje të personalizuara
Shërbime të plota
Çfarë shërbimesh ofrojmë
Me përvojë në treg dhe një ekip të përkushtuar, ofrojmë shërbime të plota udhëtimi të përshtatura sipas nevojave të çdo klienti. Nga planifikimi i udhëtimit deri te asistenca gjatë gjithë procesit, fokusi ynë është të ofrojmë zgjidhje të thjeshta, të sigurta dhe të besueshme për çdo udhëtim.
Bileta avioni
Rezervime të shpejta për destinacione brenda dhe jashtë vendit.
Bileta Trageti
Rezervoni bileta trageti për itineraret kryesore drejt Italisë, me asistencë për oraret, çmimet dhe vendet e lira.
Makina me Qera
Makina komode dhe të sigurta për lëvizje të lirë gjatë udhëtimit.
Po mendon për pushimet e ardhshme?
Na shkruaj dhe do të të dërgojmë opsionet më të mira për destinacionin që kërkon, të përshtatura sipas buxhetit, kohëzgjatjes dhe preferencave të tua. Ne kujdesemi për çdo detaj, që ti të fokusohesh vetëm te shijimi i udhëtimit.
